Ndeshjet e shtyra të Serie A; luhen në fundjavë me dyer të mbyllura

Paraditen e kësaj të mërkure drejtuesit më të lartë të futbollit italian u mblodhën dhe morën një vendim për ndeshjet e shtyra të javës së 26 të Serie A për shkak të coronavirusit. Lega Calcio vendosi që këto sfida mes të cilave edhe Derbi I Italisë mes Juventusit dhe Interit të luhen në fundjavë me dyer të mbyllura

Pas kësaj kampionati do të rifillojë normalisht I shtyrë me vetëm 1 javë. ‘Duhet bërë dicka e tillë duke parë situatën-tha Administratori I Deleguar I Interit, Giuseppe Marotta-Juventus-Inter mund të luhet të dielën ose të hënën’

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë të pranishëm ishin edhe Presidenti I Lega Calcio Serie A, Paolo Dal Pino dhe Shefi Ekzekutiv Luigi De Siervo, këshilltarët federal dhe përfaqësuesit e klubeve të ndryshme mes të cilëve edhe presidentët e Lazios e Milanit, Claudio Lotito dhe Paolo Scaroni, Beppe Marotta I Interit dhe Drejtori Sportiv I Juventusit, Fabio Paratici

Me fjalë të tjera, të shtunën dhe të dielën do të luhen Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sampdoria-Verona, Sassuolo-Brescia dhe Udinese-Fiorentina dhe të dielën ose të hënën do të luhet Juventus-Inter. Mbetet të përcaktohet data e zhvillimit të gjysmëfinaleve të kthimit në Kupën e Italisë dhe Inter-Sampdoria; në këtë rast do të pritet ecuria e Juventusit, interit e Napolit në kompeticionet evropiane dhe më pas do të merret një vendim

Sfidanti.al