Çështja e incidentit mes Leëis Hamilton dhe Sebastian Vettel në baku nuk është mbyllur ende. Jean Todt ndërhyri në të gjithë këtë histori për të dytën herë, ndërsa në fillim ai e fali pilotin gjerman në takimin e zhvilluar në 3 korrik, në ndërhyrjen e dutë presidenti i FIA bëri një paralajmërim për të në rast se ai do të përsëriste veprimin e tij në të ardhmen duke deklaruar se do të marrë masa më të ashpra . ‘Vettel tregoi se nuk është gjithnjë në gjendje të kontrollojë situatën e tij ashtu siç duhet-tha Todt-kam punuar me pilotë dhe e di që shpesh ata përjetojnë momente tensioni. Por kjo nuk u jep atyrë të drejtën për të bërë çfarë duan. Vettelit iu bënë paralajmërime të qarta. Janë ngjarje që nuk duhet të ndodhin më dhe nëse do të shihen përsëri, pasojat do të jenë të rënda’.
sfidanti.al