Alessandro Nesta di të fitojë edhe si trajner, fiton fazën Spring Season

Alessandro Nesta ka treguar afësitë e tij edhe në rolin e trajnerit dhe këtë e bëri në SHBA. Ish mbrojtësi i milanit dhe përfaqësueses italiane, u shpall kampion i fazës Spring Season me Miami FC, një javë përpara përfundimit duke fituar të drejtën për të luajtur në Final Four. Vendimtare në këtë sukses të skuadrës nga Florida rezultoi fitorja e thellë 7-0 në përballjen direkte me San Francisco Deltas. Kjo fazë e sezonit të NASL ishte e dominuar nga Miami dhe këtë e tregoi rezultati përfundimtar. Në Final Four të këtij kampionati kualifikohen skuadrat kampione të sezonit të Pranverës dhe të Vjeshtës dhe 2 skuadrat e tjera më të mira që përcaktohen nga pikët e grumbulluara për të diskutuar përfundimisht titullin kampion të këtij divizioni. Miami FC është në rrugën e duhur për të arritur edhe këtë sukses.

sfidanti.al