Formula 1, Vettel e Hamilton ‘grinden’? në Austri triumfon Valtteri Bottas

Thonë se kur grinden 2 vetë përdifiton një i tretë. Kjo ka ndodhur edhe në Çmimin e Madh të Austrisë në Botërorin e Formula 1 që ka parë si triumfues Valtteri Bottas me finlandezin që regjistroi suksesin e dytë për këtë sezon. Në këtë garë vëmendja ishte e përqendruar tek binomi Hamilton-Vettel që prej ditësh ishin në polemika pas incidentit në Baku, por në fund gara nuk rezultoi të ishte e tyrja. Në fakt ai që përfitoi më shumë nga pista austriake në këtë duel në distancë ishte pikërisht gjermani që u rendit në vendin e dytë duke fituar 6 pikë kundrejt Hamilton  për ta cuar diferencën në klasifikimin e përgjithshëm në 20 pikë. Për Britanikun gjërat mund të ishin shkuar edhe më keq duke parë se garën ai e nisi nga vendi i 8 pas penalizimit për shkak të ndërrimit të kambios, por në fund ai e mbylli garën në vendin e katërt. Mes tij dhe Vettel u pozicionua piloti i Red Bull, Daniel Ricciardo që u ngjit në shkallën e tretë të podiumit të garës së Austrisë, ndërsa Raikkonen nuk shkoi më shumë se vendi i pestë.

sfidanti.al