Ljuis Hamilton mund të zbarkojë në botërorin e Formula E. Është vetë 5 herë kampioni i botës së Formula 1 që e ka pranuar dicka të tillë.
‘Është kampionati i së ardhmes dhe unë mund të garoj atje sic po bën Geri Pafet-tha Hamilton-do të varet edhe nga motivimet e mia, kur kalon mosha gjithcka është më e vështirë’.
Piloti britanik theksoi se e vlerëson kampionatin e makinave elektrike dhe se hyrja e Mercedesit në këtë kampionat duke nisur nga viti i ardhshëm mund t’i hapë edhe atij dyert e evenimentit.
‘Do ta dua gjithmonë këtë makinë, tani kam një kontratë që skadon në vitin 2020 dhe do të përpiqem që të qëndroj ende në Formula 1, por duhet të ruaj formën dhe të jem i përqendruar-vijoi Hamilton-kur të mbyll karrierën do të ndjejë mungesën e garimit pasi drejtoj makinë që kur isha 8 vjec, por mendoj se ka ende shumë gjëra për t’u bërë’.
sfidanti.al