Dhuna ka meny: Cilën “pjatë” doni, dhunë fizike apo dhunën e pazareve?

Sepse na u faneps Kamza këtë javë, ku portat e Superligës u bënë si..fizarmonikë!. E dënuan në emër të dhunës Kamzën, madje thanë se të keqen e mori me vete, por dhuna u bë edhe më potente pas përjashtimit të tyre të pashembullt. Dhe mynyja e dhunës, si për inat të shefave në zyra .. u bë tepër e larmishme. Maja e dhunës arriti në mesjavë kur dy presidentët, Laska i Laçit dhe Halili i Tiranës, shkëmbyen grushte mes tyre. Askush nuk do te përjashtohet nga Superliga, sepse ajo që bëri Kamza ishte “fatale”.. qëlluan arbitrin ne sy te gjitheve, kurse presidentet nuk u pane nga populli!Por, e verteta e Kamzës nuk lidhet me dhunën, sepse kishte kohë që luante aktorin rebel dhe s’dëgjoi skenaristin e Superligës kur i tha 1 vit me pare..vrit veten ne fund!. Përse na u kujtua Kamza pikërisht gjatë ndeshjeve të kësaj jave? Sepse 4 nga 5 ndeshjet e javës u dorëzuan me kambanë , shumë më parë se të binte bilbili në fushë. Dhe kjo nuk konsiderohet dhunë, as si teater me pazare ndeshjesh, as marifete skedinash…
Partizani që predikon se në këtë sezon nderi i lojës është më i besueshëm se në sezonet e tjera, dorëzoi armët, pastaj dhe moralin, në ndeshjen me Luftëtarin. Një ekip që edhe pse luan me sqimë , përdoret si xhol nga ..trazuesit e lojës. Teuta mori një shuplakë golash me Laçin dhe për “fatin e madh “ as nuk bëri dramë, as nuk u skuq fare pas pëllëmbës me gola. Përjetimin më tragjik të javës e pati Kukësi, që “gjeti” në gjumë trajnerin në pjesën e dytë, kur ndodhi ”mrekullia” , përmbysja e ndeshjes nga Kastrioti. Si për ironi, ndeshja më e vërtetë e javës ishte në Vlorë midis Flamurtarit dhe Tiranës, dy ekipe që dolën jashtë skenarit te javes, duke luftuar deri në fund , pa e vrarë fare trurin se motoja e kësaj jave ishte antifutbolli dhe jo ..futbolli.Dhe kur flitet per antifutboll , sepse na u kujtua Kamza e gjorë, ajo që u keqpërdor nga dhunuesit me kostume si ..dhunë permbi dhunë! Dhe midis ketyre e halleve dhe ketij trafiku te rënduar pazaresh , hajde të gjesh veshë për të dëgjuar fjalët demoralizuese të Sabino Plakut :

“Askush nuk e ka mendjen te ne. Nuk e ka FSHF mendjen te ne jo më ekipet. Jemi në pritje të një përgjigje. Kemi bërë një kërkese të gjithë lojtarët e ekipit. Janë lojtarët ata që po vuajnë. Prisnim që të merrnim një përgjigje. Çdo ditë që kalon është shumë e vështirë. Përveç dëmit financiar, është edhe ai profesional. Ekipet do ta kenë të vështirë t’i hedhin sytë nga lojtarët e Kamzës…”

Sfidanti.al