Tifozi e provokon, por Kevin Prins Boateng përgjigjet

Kevin Prins Boateng tashmë është pjesë e Barcelonës, por ai ka luajtur vetëm 2 ndeshje 123 minuta që nga momenti kur u transferua te katalanasit nga Sasuolo në merkaton e muajit janar. Një tifoz mendoi që të tallet me të në rrjetet sociale kur Boateng postoi një foto ku festonte fitoren e Barcelonës ndaj Atletiko Madrid.

‘Erdhe deri këtu vetëm për të bërë foto?-shkruante tifozi në komentin e tij në foton e Boateng, përgjigjja e të cilit ishte e menjëhershme: ‘Po, por janë fotografi shumë të bukura’ duke marrë edhe duartrokitjet e ndjekësve të tjerë të tij në rrjetet sociale.

sfidanti.al