Hamilton: Fitorja erdhi pas një gare shumë rraskapitëse!

Në Portugali i tregoi ambiciet dhe që nuk ka kufi në atë që dëshiron të arrijë. Ljuis Hamilton u shkëput në krye të renditjes së Botërorit të Formula 1, ndërsa fitoi në duelin me Maks Verstapenin, e në fund tregoi sesi u ndje. “Ishte një garë shumë e vështirë, – tha piloti anglez i Mercedesit, – rraskapitëse fizikisht dhe psikologjikisht. Nuk u nisa aq mirë sa Valteri, dhe pastaj bëra gabim edhe kur filluam përsëri (pas Makinës së Sigurisë). U përpoqa të reagoja ashtu siç munda. Unë gabova, por edhe Maksi gaboi dhe kjo më ndihmoi. Ndaj Valterit duhej të parakaloja shpejt pa lënë që gomat të shkatërroheshin. Mendoj se arrita limitet e mia, një garë e madhe. Ishte një fundjavë shumë e mirë, dhe ne jemi përmirësuar”.

Sfidanti.al