Kontrata e re e Donarumës? Milani “ngrin” bisedimet me portierin

Në korrik përfundon gjithçka dhe ai mund të largohet me parametër zero. Klubi e di mirë këtë gjë, ndërsa mori një nxitje nga protesta e ashpër e tifozëve në Milanelo, ku ata u përballën me portierin Donaruma, pikërisht për shkak të mosrinovimit të kontratës. Lajmet nga Italia janë që Paolo Maldini dhe drejtuesit e tjerë nuk kanë ndërmend të bisedojnë me “Xhixhon”, ndoshta sepse e kuptojnë se është humbje kohe. Klubi i ka ofruar 8 milionë euro në sezon, plus një klauzolë 30-35 milionë për t’u larguar nëse Milani nuk arrin Championsin. Agjenti i tij, Raiola, kërkon 10 milionë euro në sezon, por duket se kjo nuk bëhet. Tifozët kanë kërkuar që Donaruma të mos luajë ndaj Juves në Serinë A, nëse nuk pranon të rinovojë kontratën.

Sfidanti.al