Një nga legjendat e Mançester Junajtidit të brezit të drejtuar nga Sër Aleks Ferguson, Geri Nevil, ka deklaruar se opinionist i “Skaj Sportit” se tifozët në Angli duhet të jenë të bashkuar në protestat e tyre kundër pronarëve të klubeve që kanë ide që mund të vjedhin futbollin. “Ky është një paralajmërim për të gjithë pronarët e klubeve, – tha ish-mbrojtësi i djathtë, – ne e dimë se shumica e tifozëve ishin paqësorë, por gjithsesi tifozët folën. Kjo gjë që ata (pronarët) kanë menduar nuk do të kalojë kurrsesi. Tifozët nuk kanë besim tek pronarët e Mançester Junajtidit. Nuk më pëlqen dhuna që ndodhi, por njerëzve u ka ardhur në majë të hundës. Mediat mund të shkruajnë për dëmet, por historia është që tifozët e ndezën shkëndijën. Ndoshta ata mund të ndalojnë një tjetër ndeshje javën e ardhshme. Unë dua që ata të protestojnë në qetësi, por që të jenë të bashkuar”.
Sfidanti.al