Cmimi i Madh i Australisë do të jetë në kalendarin e Botërorit të Formula 1 edhe për 6 vjet të tjerë. Drejtuesit e këtij kompeticioni konfirmuan rinovimin e kontratës me administratorët e kësaj gare deri në vitin 2025. Cmimi i Madh i Australisë do të vazhdojë të zhvillohet në Melbërn, gjë që ndodh që nga 1996, ndërkohë që si garë për herë të parë ai është përfshirë në kalendarin e F1 në vitin 1985
‘Formula 1 ka kënaqësinë të bëjë të ditur se Cmimi i Madh i Australisë do të zhvillohet në Melbërn deri në 2025-theksoi F1 nëpërmjet një komunikate për shtyp
Sic e përmendëm, Australia e priti për herë të parë një garë të F1 në 1985 në Adelaide e cila për 10 vjet qëndroi si selia e kësaj gare. Duke nisur nga 1996, ky Cmim i Madh u transferua në Melbërn në pistën Albert Park që në 2020 do të ketë 25 vjetorin e ndërtimit të saj. Tashmë është kthyer në një traditë, që Cmimi i madh i Australisë është gara e hapjes se Botërori të Formula 1. Tashmë drejtuesve të F1 u mbetet një tjetër cështje për t’u zgjidhur, kontrata me pistën e Montmelosë në Barcelonë. Ende nuk dihet nëse do të ketë rinovim të saj apo jo, por drejtues të Cirkuitit u panë funadjavën e kaluar në Silverston për të vijuar bisedimet për zgjatjen e kontratës me Formula 1.
sfidanti.al