Kristian Eriksen mund të jetë blerja e bujshme e Atletiko Madrid në merkaton e transferimeve për sezonin e ardhshëm. Los Colchoneros e shihin mesfushorin e Totenhemit si pjesë të planit B të tyre nëse do të dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje me Realin e Madridit për Hames Rodriguez.
Kolumbiani e dëshiron kalimin te Atletiko Madrid, por ky transferim do të mund të realizohet vetëm nëse Reali e lejon largimin e tij në Vanda Metropolitano për një shifër që të jetë e arsyeshme për Atletikon, 40-50 milionë Euro. Por Reali i Madridit mund të kërkojë një shifër më të lartë ndaj rivalëve të përjetshëm, ose mund ta mbajnë futbollistin në skuadër duke larguar lojtarë të tjerë.
Në këtë situatë, drejtuesit e Atletikos nuk dëshirojnë që të jenë të papërgatitur kështu që ata hodhën sytë nga Kristian Eriksen. Ky i fundit ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Tottenhamin që skadon në vitin 2020 dhe prej kohësh është vënë në shënjestrën e Realit të Madridit. Futbollisti është në dijeni të interesit të Atletiko madrid, ashtu sikurse edhe të qëllimeve të klubit për të hyrë në tratativa për të për një shifër të volitshme për të. Vlen të kujtohet se në nëntor, kur Reali i Madridit e kërkoi Eriksen që e shihte si zëvendësuesin ideal të Modric, Totenhemi kërkoi 250 milionë Euro për kartonin e danezit që në ditët e ardhshme do të duhet te bëjë zgjedhjen e tij.
sfidanti.al