Çfarë fati kishin disa fëmijë; luajtën futboll me Lionel Messin

Lionel Messi vazhdon të shijojë në maksimum pushimet e tij përpara se të bashkohet me Barcelonën pasi kjo e fundit të jetë kthyer nga turi aziatik në Japoni. Sulmuesi argjentinas që ndodhet në Antigua e Barbuda së bashku me bashkëshorten Antonela dhe fëmijët e tij, e ka të vështirë të ndahet plotësisht nga futbolli gjatë këtyre pushimeve

Në fakt 32 vjecari shfrytëzon cdo rast që i jepet për të luajtur futboll sic ishte edhe momenti kur ai arriti të bashlojë disa fëmijë e nisi të luajë me ta, me vogëlushët që nuk po e besonin atë cfarë po ndodhte teksa shihnin veten të luanin me futbollistin më të mirë në botë. Për Messin ky moment ishte një kënaqësi më vetë, ndërsa për vogëlushët, ndoshta casti më i lumtur.

sfidanti.al