‘Gangrena’ e sportit, një mjek gjerman konfirmon doping masiv në gjak

Mjeku gjerman Mark Schmidt pranin se ka praktikuar doping masiv në gjak tek mbi 100 atletë dhe ciklistë që nga viti 2012, por mohoi se ka rrezikuar jetët apo ka vepruar në për të vënë pasuri. Schmidt, 42 vjec u paraqit në një gjykatë në Mynih ku iu përgjigj akuzës për doping në 150 raste. I pandehuri pranoi këto praktika në shumicën e rasteve me disa përjashtime në listën e përpiluar nga Prokuroria

Procesi gjyqësor kundër këtij mjeku që u arrestua në vitin  2019 gjatë një operacioni në Botërorin e Skive në Austri, është një ndër më të mëdhenjtë  për cështje të tilla në drejtësinë gjermane të kohëve të fundit. Në bankën e të akuzuarve bashkë me mjekun është edhe babai I këtij të fundit që dyshohet se ishte në dijeni të praktikave të djalit të tij dhe një infermiere dhe punonjës sanitary, ndërkohë që edhe bashkëpunëtori i Schmidt ndodhet në burg.

Sfidanti.al