Marketingu sportiv; Messi lë prapa Cristiano Ronaldon dhe LeBron James

Nuk kanë të përfunduar vlerësimet për Lionel Messin. Sulmuesi, 6 herë fitues i Topit të Artë është shpallur sportisti më komercial në botë për vitin 2020. Kapiteni i Barcelonës dhe përfaqësueses argjentinase kaloi për shumë pak, yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe atë të LA Lakers në basketboll, LeBron James.

Pesëshen e sportistëve më komercialë e plotësojnë lojtari Indian i kriketit, Virat Kohli dhe tenistja kanadeze Bianca Andeescu. Ky studim u krye nga Nielsen dhe SportsPro dhe bazohet  te sasia e të dhënave të gjeneruara në rrjetet sociale për të vendosur piket. Kështu Messi ka 167 milionë ndjekës në Instagram, numër që u rrit në vitin e fundit me 27%, me 37% të postimeve me sponsorët. Vlerësimi për argjentinasin është 115 pikë.

Në këtë listë përvec Messit e Ronaldos ka edhe futbollistë të tjerë që janë Neymar, Salah dhe Dybala për të plotësuar dhjetëshën e sportistëve më komercialë

Sfidanti.al