Zgjerohet familja, Alvaro Morata, baba për të tretën herë

Familja Morata zgjerohet, sulmuesi i Juventusit Alvaro Morata u bë baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tij, Alice Campello solli në jetë djalin e tretë të ciftit, Edoardon.

‘Faleminderit që më bëre sërish burrin më të lumtur në botë-ishte mesazhi i postuar në Instagram nga Alvaro Morata që shoqëronte një foto të vogëlushit të sapolindur në krahët e prindërve të tij.

Alvaro Morata dhe Alice Campello që u martuan në 2017, kanë  edhe 2 djem të tjerë, binjakët Alessando dhe Leonardo që lindën në vitin 2018.

Sfidanti.al