Futboll dhe coronavirusi; Si ia bëjnë në Evropë? Ja rregullat në kampionatet kryesore

Numri i madh i rasteve me Covid-19 te skuadra e Genoas detyron drejtuesit e Serie A dhe të të gjithë futbollit italian të rishohin protokollin anticoronavirus. Por cfarë ndodh në ligat më të rëndësishme Evropiane në raste të tilla? Ja një përmbledhje e rregullave të vendosura nga Ligat dhe Federatat sigurisht në bashkëpunime me qeveritë

Francë: Protokolli i ri i Ligue 1, i miratuar në fillim të shtatorit parashikon se klubet mund të luajnë nëse kanë të paktën 20 lojtarë duke përfshirë edhe portierin negativë në testet me tampon nga 30 futbollistë të regjistruar në La Liga. PSG për sfidën me Lens e pa vetem me 7 lojtarë më pak që ishin pozitivë me coronavirus dhe këtu përfshihen të gjithë sulmuesit titullarë.

Angli: Ideja e Premier League është që të bëhet c’është e mundur që kampionati të mbyllet në afatin e parashikuar dhe për të evituar shtyrjen e ndeshjeve. Rregulli është që klubet, pervec rasteve kur kanë më pak se 14 lojtarë të disponueshem duke përfshirë edhe ata të ekipeve U21, duhet të luajnë. Nëse një klub refuzon të luajë, do të jetë një komision i pavarur që do të vlerësojë se cfarë sanksioni do të japë dhe flitet për  një dënim nga gjoba deri te heqja e pikëve në renditje

Spanjë: në rast se ka shumë raste me Covid te një skuadrë, numri minimal i lojtarëve disponibël për ekipet është 13, nga të cilët 5 janë lojtarë të ekipit të parë. Cdo skuadër ka në dispozicion një listë me 35 lojtarë, 25 nga skuadra e parë dhe 10 nga ajo rezervë. Në rast se ka shumë raste mund të kërkojë shtyrjen e ndeshjes, por jo përpara javës së 30. Nëse një ekip nuk e ka numrin 13 të lojtarëve në dispozicion për një herë të dytë do të humbasë ndeshjen në tavolinë 3-0.

Gjermani: Teste pa fund me tampon dhe izolim vetëm i lojtarit që ka rezultuar pozitiv. Ajo cfarë nisi në maj po vazhdon; kontrolle të vazhdueshme, të temperaturës, por lojtarët janë më të lirë për të lëvizur. Për më tepër, në stadiume do të ketë tifozë deri në 20% kapaciteteve të stadiumeve , sigurisht në ato qytete ku përhapja e virusit është nën kontroll.

Sfidanti.al