Ruben Diasi do të luajë me kitarrë me të dashurën e tij, April Ivin!

Edhe vetë është shumë i ri, 23 vjeç, por edhe shoqen e ka vërtet të re. Ruben Dias njihet jo vetëm si një futbollist shumë i mirë portugez, por edhe se është i lidhur me një këngëtare 21-vjeçare që emrin e artit e ka April Ivi (Ivy), ndërsa identitetin nga lindja, Mariana Gonsalves. April është edhe kompozitore, ndërsa luan në vegla të ndryshme si piano apo kitarrë, ndërsa duket se kitarrën ia ka mësuar edhe Rubenit, duke dashur që ai ta shoqërojë ndërsa këndon. Në Mançester do të vazhdojnë historitë e Portugalisë, ndonëse jo me sfond aq të bukur pasi moti në Britaninë e Madhe nuk është aq i mrekullueshëm sa buzë Oqeanit Atlantik, përkundrazi. Ndoshta, ata do të luajnë në klubet e natës në Mançester, që janë shumë të famshëm, por kjo vetëm pasi të hiqen kufizimet nga qeveria e kryeministrit Boris Xhonson.

Sfidanti.al