Formula 1, Chase Carey deklaron: Starti i botërorit në 5 korrik në Austri

Formula 1 po organizohet për fillimin e sezonit sa më shpejt që të jetë e mundur. Në ditën kur u zyrtarizua anulimi i garës së Francës duke e shtyrë takimin me këtë cmim të Madh në 2021, Shefi Ekzekutiv i Liberty Media, Chase Carey vendosi të flasë për kalendarin e mundshëm të sezonit.

‘Edhe pse u tha se Cmimi i Madh i Francës do të zhvillohej në fund të qershorit, kjo nuk do të ndodhë-tha Carey-kemi  besim  për programin tonë për fillimin e sezonit këtë verë. Objektivi është që të nisim garimin në Evropë gjate muajve të korrikut, gushtit dhe fillimit të shtatoriit me garën e parë në Austri në 3-5 korrik. Në shtator, tetor dhe nëntor do të garojmë në Euroazi, Azi dhe Amerika për të mbyllur sezonin në dhjetor me garën e Bahreinit dhe me pas atë të Abu Dhabit duke zhvilluar 15-18 gara. Kalendarin përfundimtar do ta bëjmë të ditur sa më shpejt të jetë e mundur.

Sfidanti.al