Babai i Higuain sqaron: Gonzalo do të respektojë kontratën me Juventusin

Historia e dashurisë mes Juventusit dhe Gonzalo Higuain është e destinuar të zgjasë akoma, të paktën edhe për një vit e gjysmë. Kjo është ajo që ka lënë të kuptohet babai i sulmuesit argjentinas në një intervistë të dhënë për ‘LM Nequen’.

‘Ajo që po flitet nuk është aspak e vërtetë-tha babai i Higuain-unë mund t’ju them një gjë; Gonzalo do të qëndrojë te Juventus sepse ka edhe 18 muaj kontratë me të dhe do ta respektojë. Do të mbyllë ciklin e tij te Juventus sic është parashikuar në kontratën aktuale’.

Ditët e fundit, për shkak edhe të vendimit të futbollistit për të qëndruar në Argjentinë ku ai ndodhet nga 19 marsi për t’i qëndruar pranë nënës së tij, në media u fol shumë për mundësinë e largimit të Higuain, madje u arrit deri aty sa u fol për një zgjidhnje të kontratës nëse Pipita do të zgjaste kohën e qëndrimit të tij në Argjentinë.

Por këtë skenar, babai i sulmuesit e hodhi poshtë në mënyrë kategorike.

‘Gonzalo do të mbetet te Juventus. Kështi që pas kësaj periudhe ai do të marrë vendimin që ai do të konsiderojë më të mirin sepse do të kthehet të jetë pronari i kartonit të tij-vijoi babai i Higuain-ky është realiteti dhe kjo do të ndodhë nëse nuk do të dalë ndonjë gjë e papritur’.

Sfidanti.al