Sevilla, Lopetegui vë alarmin: Kthimi në fushën e lojës do të jete I tmerrshëm

‘Rikthimi në fushat e lojës do të jetë I tmerrshëm-alarmi lëshohet nga trajneri I Sevilles, Julen Lopetegui që foli për trifillimin e mundshëm të kampionatit në Spanjë-nuk do të jetë sikur po kthehemi nga pushimet, forma e futbollistëve do të jetë në nivelin 20%. Ka një precedent, në NFL në 2011, pezullimi 3 mujor I kampionatit për shkak të kontratave të lojtarëve provokoi 12 dëmtime në tendinën e Akilit që në muajin e parë të rikthimit të skuadrave në fushën e lojës’

Lopetegui foli për të përditshmen spanjolle ‘Marca’ dhe nuk u vjen aspak rrotull fjalëve në lidhje me cështjen e rikthimit të kampionatit duke mos e fshehur shqetësimin e tij, pavarësisht dëshirës së madhe.

‘Të gjithë duam që të kthehemi të luajmë-tha Lopetegui-por shqetësimi është se si do ta bëjmë këtë. Duhet të shpresojmë që impiantet sportivë të jenë mirëmbajtur sic duhet dhe te vendimet e Ministrit të Shëndetësisë, përgjegjësi kryesor që duhet të garantojë shëndetin e të gjithë personave të përfshirë. Gjithsesi mendoj se do të na duhet të paktën 5 javë kohë për t’u përgatitur dhe për të qenë në gjendje që të luajmë ndeshje cdo 3 ditë në një skenar që askush nuk e ka jetuar më parë dhe kjo jo vetëm për stadiumet bosh. Pra shpresoj se nëse qeveria do të japë miratimin e saj, të gjithë të kenë kohën e nevojshme për t’u përgatitur sa më mirë fizikisht dhe psikologjikisht’.

Sfidanti.al