‘Jam shumë me fat që kam këtë karriere, nuk mendoj se do të doja të merrja rrugë për t’I rënë shkurt. Besoj se kalimi I momenteve të vështira është një mundësi që të bën më të fortë-Sebastian Vettel iu përgjigj shumë pyetjeve të bëra nga tifozët nëpërmjet faqes zyrtare të Ferrarit teksa foli për aktualitetin dhe momentit delikat të shkaktuar nga pandemia,
‘Nuk besoj se mund të jap një këshillë të vërtete për atë cfarë po jetojmë-vijoi Vettel-vetëm mund të them që duhet të marrim seriozisht kujdesin për vete dhe të personave të tjerë. Sidomos duhet të mbajmë distancat, të lajmë duart. Gjëja më e rëndësishme është të respektojmë personat e tjerë. Kjo situatë nuk duhet nënvlerësuar’.
Një tifoz tjetër e pyeti Vettel nëse e shihte veten si inxhiner pasi të ketë mbyllur karrierën e tij si pilot
‘Përpara se të bëhesha pilot profesionist, kur perfundova shkollën e mesme, plani im ishte të shkoja në universitet dhe të studioja inxhinieri mekanike-u përgjigj Vettel-kështu që është dicka që do të më pëlqente. Ndërkaq, është një ide që më tërheq’.
Sfidanti.al