Detyra e saj nuk e përfshin shoqërinë dhe gjërat private, siç duhet të ndodhë në përgjithësi në raportet e punës. Katlin Kryger (Kathleen Krueger) është menaxherja e skuadrës së Bajernit, e cila merret me çdo kërkesë personale të futbollistëve, duke plotësuar kështu një pjesë me rëndësi në “mozaikun” e klubit më të madh gjerman. Si shumë femra në Perëndim, edhe Katlina është e përkushtuar pas punës, dhe mban raporte korrekte e profesionale me lojtarët, por atë e pyesin nëse, këtu përzihen edhe gjëra private.
“Shumë, shumë rrallë, – thotë ajo, – nuk e mbaj mend kur ka ndodhur për herë të fundit”. Pra, puna është punë, dhe gjërat private janë tjetër mesele. Gjithsesi, edhe një grua e tillë ka preferencat e saj, dhe “ngjit” më shumë me ndonjë nga lojtarët sesa me të tjerët. Çështje tipi, çështje natyre. “Po, kam marrëdhënie më të ngushta me 3 prej lojtarëve, – pohon 34-vjeçarja, me Sergin (Gnabrinë), Davidin (Alabën) dhe Xhoshuan (Kimihun)”. “Nëse do të zgjidhja njërin, do të thoja Sergi, – shprehet Katlina, – ndonëse e di se Davidi do të më hidhet në fyt nëse i dëgjon këto fjalë. Ndodh që me këta lojtarë mund të rri gjysmë ore duke biseduar përpara ndeshjeve. Në raste të tillë flitet edhe për gjëra private dhe kjo ndodh me Sergin, Davidin dhe Xhoshuan”.
Sfidanti.al