Federer-Pikè; cfarë shkëndijash, Roxher: ‘Nuk e njoh Pikenë’, spanjolli I përgjigjet

Xherard Pikè nuk është vetëm një futbollist I shkëlqyer, por edhe një biznesmen shumë I mirë. Katalanasi kthen në ar cdo gjë që prek në fushën e lojës dhe jashtë saj. Tani ai I ka zgjeruar horizontet dhe nuk ka asnjë fushë që të mos zgjojë interesin e 32 vjecarit. Bujën më të madhe ai e ka bërë me reformën në Kupën Davis që ai dhe kompania që drejton Kosmos do ta transformojë në një botëror të vërtetë të tenisit për skuadra

Ishte ky një ndryshim radikal që gjeti jo vetëm konsensusin, por mori edhe kritika nga personalitete të rëndësishëm. Një prej ‘armiqve’ të Pikesë është në fakt edhe Roxher Federer I cili e bëri të ditur se nuk do të liuajë në Kupën  Davis të re.

Sipas asaj që publikon ‘El Mundo Deportivo’, mes futbollistit dhe tenistit ka pasur ‘shkëndija’ batutash që u shkëmbyen mes tyre përmes medias dhe si në një ndeshje tenisi, Mbreti Roxher shërben dhe Mbreti Xherard përgjigjet.

‘Nuk e njoh Pikenë, kështu që nuk e di se për cfarë duhet të punojmë unë dhe ai-theksoi Federer, gjë gjeti përgjigjen e menjëhershme të Pikesë I cili nuk tërhiqet asnjëherë pas në momentet e polemikave

‘Duhet të ketë probleme komunikimi me agjentin e tij sepse kemi folur me të dhe na tha se Federer ishte I hapur ndaj mundësisë për të luajtur Kupën Davis nëse do ftonim në mënyrë formale-tha Pikè-dhe ne e bëmë. Ndoshta ai dhe agjenti I tij nuk flasin shumë me njëri-tjetrin’.

Duket se kjo pikë përfundoi në favor të Pikesë, por duket se nuk është e thënë që kjo ndeshje të përfundojë në të njëjtën mënyrë. Nëse spanjolli shpresonte që të bindte Federer të luajë këtë turne, përfshirja në këto polemika nuk ishte ndoshta ideja më e mirë.

Sfidanti.al