Në moshën 14-vjeçare ka kapërcyer kaq shumë etapa sa nuk merrej me mend. Jusufa Mukoko është “xhevahiri” i ri i Dortmundit, dhe mund të jetë edhe i futbollit gjerman, aq sa trajneri i kombëtares, Joakim Lëv, e ka pasur parasysh, pavarësisht ngarkesës, dhe moshës tepër të re të talentit. “Kam folur me trajnerin e Gjermanisë U19, Skiben, – shprehet Lëv, – dhe më ka folur fjalë shumë të mira. Kam parë edhe gola të shënuar nga ai, por që të gjithë duhet të jemitë kujdesshëm, të mos krijojmë presion dhe eufori të parakohshme”.
Mukoko ka vendosur rekord pas rekordi me Dortmundin U17, duke shënuar një sezon 40 gola, dhe sezonin tjetër 50, ndërsa tani është me skuadrën U19. Për Gjermaninë, ai ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje, me kombëtaren U16, por prej 2 vjetësh nuk grumbullohet, jo për dënim, por ta mbajtur nën kujdes dhe për të mos e lodhur para kohe.
Sfidanti.al