Pogba, Eriksen, Haverc, Haland, çfarë kërkon të blejë Reali?!

Lajmet janë që në janar, në Madrid do të vijë danezi i Totenhemit, por menjëherë dalin “mbi ujë” gjëra të tjera. Mediat spanjolle dhe britanike shkruajnë se trajnerin Zinedin Zidan do të këmbëngulë për Pol Pogbanë, pavarësisht se mund t’i sigurohet Kristian Eriksen. Besohet se francezi ka më shumë besim tek patrioti i tij, pra që Pogba mund t’i japë një rritje cilësore mesfushës, ndërsa Eriksen më shumë duket si zgjedhje afatshkurtër.

Gjithsesi, në Madrid, pritet që të investohet edhe më shumë në skuadër, dhe për këtë, është përpiluar një listë. Në të, për momentin janë talenti i Leverkusenit, Kai Haverc, që kërkohet nga Bajerni (dhe, besohet se kushton 100 milionë euro), si dhe lojtarin e Salcburgut, Erling Haland.

Sfidanti.al