E ka pasur lojtar të vetin, një nga më të mëdhenjtë, dhe e kishte në krah ndërsa u përkujtua skuadra e shkëlqyer e Arrigo Sakit. Adriano Galiani nuk është më drejtues i Milanit, por askush nuk mund t’ia fshijë të kaluarën e lavdishme kuqezi, ku spikasin trofe dhe emra legjendash. Një prej tyre ishte Marko Van Basten, sulmeusi “i racës” nga Holanda, që bëri epokë, dhe për të cilin Galiani nuk i kursen komplimentet.
“Nuk kam asnjë dyshim se Van Basteni ishte lojtari më i fortë, – u shpreh krahu i djathtë i Berluskonit, – ishte i tillë jo vetëm për Milanin, por mendoj se mund të ishte më mirë edhe sesa yjet e sotëm, Mesi e CR7, gjithnjë nëse do të kishte vazhduar të luante, jo të ndërpriste karrierën në moshën 29-vjeçare”.
Sfidanti.al