Joakim Lëvi ndihmon Sarrin për pozicionin e Emre Xhanit!

Kombëtaret zakonisht janë bela të mëdha për trajnerët e klubeve, pasi lojtarët e grumbulluar për disa ditë mund të kthehen të “gjymtuar”. Gjithsesi, Mauricio Sarri mori diçka pozitive nga kombëtarja e Gjermanisë, pasi trajneri i saj, Joakim Lëv, bëri një gjetje në aktivizimin e Emre Xhanit. Mesfushori gjerman, me origjinë turke, luajti në qendër të mbrojtjes, një shpikje e detyruar e Lëvit, pasi kishte 13 mungesa në ekip.

Tek Juventusi, Xhani ka pasur shumë pak hapësirë për të luajtur, por tashmë Sarri e ka marrë një indikacion për të. Në mungesë të Xhorxho Kielinit, mesfushori mund të aktivizohet në qendër të mbrojtjes, ku për momentin të disponueshëm janë vetëm Bonuçi e De Ligti. Xhan u ankua për minutazhin e paktë, të dhënë nga Sarri, ndërsa mbeti edhe jashtë skuadrës së Juventusit në Champions. Gjasat janë që trajneri ta përdorë më shumë në Serinë A.

Sfidanti.al