F1, Wolff: Rinovimi me Hamilton? Para Bahreinit do hidhet e zeza mbi të bardhë

Lidhja mes Lewis Hamilton dhe Mercedes do të vazhdojë. Është i bindur për këtë Drejtori i skuderisë gjermane Toto Wolff që doli për bisedimet për rinovimin e kontratës me 7 herë kampionin e botës. ‘Mendoj se përpara Cmimit të Madh të Bahreinit do të hedhim të zezën në të bardhë-tha Ëolff në një intervistë për ORF.

Wolff vuri në dukje se palët e përfshira në këtë cështje janë ende duke diskutuar  disa pika të kontratës së re të Hamilton.

‘Rinovimi me Hamilton?Ashtu sic ndodh zakonisht në bisedimet mes një skuadre e një piloti, cdokush i sheh gjërat nga këndvështrimi i tij-shtoi Wolff-rapotet tona janë mbi baza solide. Kemi arritur shumë suksese në vitet e fundit dhe duam ta bëjmë edhe në të ardhmen.Por kjo fazë i con të dyja palët që të diskutojnë për disa gjëra’

Ndërkaq, Toto Wolff zbuloi edhe se në janar ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se tani e mori veten. Wolff që e kaloi periudhën e pushimeve dimërore në shtëpinë e tij në Austri është mirë dhe nuk ka pasur simptoma.

‘Kishim menduar të qëndronim këtu për disa ditë dhe nga hici doli pozitiviteti me coronavirus-tha Ëolff-por tani gjithcka është mirë. Asnjë simptomë, falë Zotit. Mund të kishte shkuar edhe më keq, por tani jemi jashtë karantinës’.

Sfidanti.al