Real Madrid përgatit planin e tij për Kylian Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pas ndeshjes me Montpellier, sulmuesi i përfaqësuese franceze e tha hapur se po mendon edhe për opsione të tjera për të vijuar karrierën e tij edhe pse ndihet shumë mirë te Paris Saint Germainit. Sipas të përditshmes AS, klubi transalpin i ka intensifikuar kontaktet për rinovimin e kontratës së yllit të futbollit francez.

Kampionët e Francës kanë shfaqur gatishmërinë që t’i garantojnë Mbappe të njëjtën pagë si Neymar, 36 milionë Euro neto në sezon, një shifër kjo e pamundur që të përballohet nga Reali i Madridit që tani po merret me rikonstruksionin e ‘Santiago Bernabeut’ ndërkohë që po përballet me humbjet financiare të shkaktuara nga pandemia.

Në këtë pikë, Los Blancos janë gati që të mbulojnë 21 milionë Eurot që Mbappe i përfiton nga kontrata aktuale, por janë gati t’I garantojnë lojtarit një përqindje më të lartë të përfitimeve nga të drejtat e imazhit. Përvec kësaj, kostoja e kartonit të Mbappe nuk shkakton shumë shqetësime në Madrid, me Realin që është gati të investojë 200 milionë Euro për të sjellë sulmuesin francez në Spanjë.

Sfidanti.al