Borussia Dortmund, ka tjetër reduktim pagash te lojtarët

Borussia Dortmund arriti një marrëveshje me futbollistët për një reduktim tjetër të pagave të tyre, një lajm që u bë I ditur nga e përditshmja e përditshmja ‘Ruhr Nachrichten’. Sipas  kësaj të përditshmeje, futbollistët pranuan një reduktim të pagave të tyre me 10% për shkak të humbjeve financiare të klubit të shkaktuara nga pandemia Covid-19

‘Ruhr Nachrichten’ thekson se nuk ka një datë se kur do të ndërpritet kjo masë e reduktimit të pagës, por mësohet se ky akord do të qëndrojë në fuqi deri në momentin kur të lejohet sërish hyrja e tifozëve në stadium. Ndërkaq në këtë akord për reduktimin e pagës u bashkuan edhe drejtuesit e klubit

Borussia Dortmund e bëri reduktimin e parë të pagës së lojtarëve në pranverën e vitit 2020 dhe në atë moment masa e uljes së këtyre pagave ishte 20%. Më pas, gjatë fazës së zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura pati edhe një reduktim tjetër të pagave me 10%

Sfidanti.al