F1, Ferrari ‘pushton’ Rusinë; Vettel fiton ‘pole position’

Ngjyra e kuqe ‘pushton’ pistën e Sochit në Rusi dhe shkaku është Ferrari. Skuderia italiane vendosi diktatin e saj në provat zyrtare duke ‘gllabëruar’ dy vendet  e para me Vettel e Raikkonen që fituan të drejtën të nisin garën nga vija e parë e startit. Nuk ndodhte që nga viti 2008 në Magny Court të Francës që dy pilotët e ‘Kokëkuqes’ të zinin 2 vendet e para në provat zyrtare të një gare të Formula 1.  Ishte gjermani Vettel ai që mori më të mirën në castet e fundit të kualifikueseve teksa fitoi pole position me kohën 1 minutë 33 sekondat e 194 të mijtat, ndërkohë që Raikkonen i mbylli ato me 59 të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës. Mercedes pa që të paraqitej më mirë Valtteri Bottas që u rendit në vendin e tretë duke e lënë britanikun LeWis Hamilton në të katërtin. Red Bull pati rezultatin më të mirë vendin e pestë të Daniel Ricciardos, ndërsa Verstappen nuk shkoi më shumë se vendi i 7.

sfidanti.al