Mesi nuk shënon, por Barça mund Espanjolin dhe shpreson!

Liga spanjolle ndoshta do të vendoset vetëm pas ndeshjes së prapambetur që Reali ka në fushën e Seltës. Rivali i madh i Madridit, Barcelona, nuk e pati aspak problem që luajti derbin, madje në fushë kundërshtare. Edhe pse Lionel Mesi nuk shënoi, kjo nuk solli asnjë problem dhe katalanasit “blaugrana” kapërceu me lehtësi pengesën e Espanjolit. Luis Suarez shënoi dy gola dhe Ivan Rakitiç një tjetër, me Mesin që shërbeu shokët dhe me vendasit që bënë shumë gabime.

Barcelona ka 81 pikë, po aq sa Reali, por me një ndeshje më shumë të luajtur. Kalendarin nuk e ka edhe aq të keq, pasi në 3 takime vetëm një do ta luajë jashtë “Kamp Nout”. Në të kundërt, Madridi do të luajë vetëm një nga 4 ndeshjet që i mbeten, në stadiumin e tij, dhe do të ketë përballë kundërshtarë shumë të fortë si Sevilja, Selta dhe Malaga. Barça ndërkaq është ekipi me më shumë gola nëpër kampionate në Europë, pasi ka realizuar 104, thuajse plotësisht me mesataren 3 gola për ndeshje.

Sfidanti.al