Eurovolley, Itali sa keq, në finale shkon Serbia

Serbia ka mundësinë që të mbrojë titullin evropian teksa siguroi kalimin për në finale të Evropianit të Volejbollit të femrave. Kampionia e Evropës dhe e Botës eliminoi në gjysmëfinale Italinë me ‘Azzurret’ që kërkonin revanshin për humbjen në finalen e Botërorit të një viti më parë teksa I mundi me rezultatin 3-1.

Diferencën në këtë ndeshje në dëm të skuadrës së Mazzantit e bënë gabimet e njëpasnjëshme të volejbollisteve italiane në momentet më vendimtare. Italia ishte ajo që mori një avantazh në fillimin e setit të parë në 10-6, por në fund ajo që e fitoi këtë fraksion ishte Serbia me rezultatin 25-22.

E njëjta pamje u pa edhe në setin e dytë, me Italinë që merr kryesimin në pikët e para, por seti edhe këtë radhë  shkoi në favor të serbeve 25-21. Seti I tretë pa volejbollistet sllave që të marrin kryesimin në 3-0, por këtë radhë gjërat shkuan në favorin e italianeve që bënë një gjysmëmrekullie teksa e fituan këtë fraksion 25-21 duke ringjallur shpresat për një përmbysje të rezultatit.

Por në setin e katërt, Serbia arratiset në rezultat në 17-11 duke I dhënë fund llogarive të tij për ta fituar 25-20 për të prerë biletën për në finale të evropianit

sfidanti.al