Rafael Nadal merr një ‘dhuratë’ nga rivali por edhe miku i tij Roxher Federer. Tenisti spanjoll me shumë gjasa do të mbyllë vitin si numri 1 i renditjes botërore edhe pse ka ende turne për të luajtur mes të cilëve është edhe ATP Tour Finals në Londër. Po si u bë kjo dhuratë eFederer? Në fakt tenisti helvet nuk do të marrë pjesë në Turneun Masters të Parisit të kësaj jave gjë të cilën e konfirmoi vetë ai.
‘E mendova renditjen ATP, por më duhej ta përjashtoja nga planet turneun e Parisit-shpjegon Federer-nëse do të isha më pranë me pikë me Nadal, do të kisha marrë pjesë. Nuk dua të pësoj ndonjë dëmtim e nuk dua të lodhem. Po të luaja në turneun e Parisit ndoshta do të mungoja në atë të Londrës’.
Diferenca mes Nadal djhe Roxher Federer është 1440 pikë me spanjollin që do të ruajë kryesimin në klasifikimin ATP për të 11 javë radhazi. Për më tepër, për 31 vjecarin nga Majorka, kjo do të jetë hera e katërt që do të mbyllë vitin si numri 1 i botës pas 2008, 2010 dhe 2013.
Sfidanti.al