Çfarë do Nejmari në Barcelonë? Tifozët janë të zemëruar!

Sulmuesi i PSZH-së, Nejmar, vizitoi, këto ditë, ish-bashkëlojtarët e tij në “Kamp Nou” dhe besojeni ose jo, por klubi i Barcelonës u lavdërua në profilin zyrtar të Twitterit të saj, duke publikuar edhe një foto të Nejmarit dhe të ish-bashkëlojtarëve të vet te Barcelona, por, sidoqofë, interesante ishte se në këtë foto mungonte Lionel Mesi. Nejmari “u kap”, duke biseduar me Suarezin, Rakitiçin, Gomeshin dhe Paulinjon.

Tifozët e Barcelonës janë shumë të zemëruar, duke bërë pyetjen se çfarë do ky “tradhtar” në stadiumin e tyre, duke konsideruar se Nejmari e “ka tradhtuar” klubin, duke pranuar që të shitej për te PSZH-ja. Sidoqoftë, ende nuk dihet arsyeja e ardhjes së Nejmarit në Barcelonë dhe, për më tepër, se përse ishte pranuar vizita e tij publike në “Kamp Nou” mbas gjithçkaje që ka ndodhur.

Sfidanti.al