Mediat në Barcelonë ngrenë dyshimet; Nejmar është penduar për kalimin te PSG

Nejmar është penduar që u transferua te Paris Sën Zhermen. Të paktën kjo është ajo që theksohet në televizionin BTV në Barcelonë në programin ‘La Porteria’. Lajmi i publikuar përkoi me vizitën që sulmuesi brazilian u bëri ish shokëve të tij në qendrën stërvitore të Barcelonës.

‘Neymar është penduar që la Barcelonën dhe ndjen mungesën e jetës në qytet-thekson BTV në Twitter-ai është i pakënaqur me trajnerin Emeri dhe metodat e tij’.

Vetëm pak ditë më parë, ishte e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ ajo që foli për pakënaqësitë e Nejmar kundrejt trajnerit të tij sepse ai nuk e lejoi atë që të stërvitet me zëvendësuesit pas ndeshjes me Anderlehtin, por e detyroi të shohë disa video së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve që janë pjesë e formacionit bazë.

Por jo vetëm kaq, e përditshmja tjetër ‘Le Parisien’ vë në dukje se  jo vetëm Nejmar, por edhe përfaqësuesit e tij nuk po ndihen komodë në kryeqytetin francez.

Sfidanti.al