Linda Morselli rrëfehet: Ishte lehtë për mua të dashurohesha me Alonson

Lidhja e dashurisë mes Fernando Alonsos e Linda Morsellit po ecën mjaft mirë. Modelja italiane që për 9 vjet ka qenë e dashura e Valentino Rossit,  u bë pjesë e jetës së pilotit spanjoll që nga viti 2016. Linda ka thyer më në fund heshtjen për këtë histori dashurie me Alonson duke siguruar se piloti nuk i kishte kërkuar në asnjë momente që të mbante të fshehur këtë lidhje.

‘Fernando nuk më ka imponuar asnjë dëshirë të tij përsa i përket lidhjes sonë-tregon Morselli-unë vetë jam një person i rezervuar dhe ësshtë një nga pikat e përbashkëta që kam me të. Mua më pëlqen që ta shoqëroj atqë kudo pavarësisht axhendës sime të ngjeshur’

Më pas Linda Morselli tregon edhe sekretin e suksesit të kësaj romance.

‘Fernando është një njeri i mrekukllueshëm ishte e lehtë për mua të dashurohesha me të-vijoi Linda-shkojmë mjaft mirë bashkë dhe unë jam e lumtur. Çfarë më pëlqen më shumë nga fiziku i tij? Gjithcka, është i dashuri im’

Linda Morselli është pak më e gjatë se Alonso, por kjo nuk i bën aspak përshypje modeles. ‘Dashuria nuk matet me centimentra-tha ajo duke shtuar se do t’i pëlqente të kishte fëmije edhe pse filozofia e saj është që të jetojë të tashmen’.

Sfidanti.al