‘Dhimbje koke’ për Cleveland; Kyrie Irving kërkon largimin.

Drejtuesit e Cleveland Cavaliers bëhen me dhimbje koke. Një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës, Kyrie Irving ka kërkuar largimin nga skuadra nënkampione e NBA. Sipas rrjetit televiziv amerikan ESPN, Irving kërkon një rol më të madh protagonizmi në parket dhe këtë nuk mund ta bëjë dot përkrah një lojtari si LeBron James. Ditët e fundit Irving dhe agjenti i tij Jeff Wechsler kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Cleveland, por pa mësuar shumë gjëra në lidhje me të ardhmen e basketbollistit që ka filluar të hedhë sytë përrreth për të gjetur destinacionin e tij të ardhshëm. Në muajin e kaluar, Cleveland largoi David Griffin nga posti i Drejtori Sportiv por pa i caktuar një rol të ri duke krijuar një situatë jo fort të këndshme. Ndërkaq, burime të brendshme të Cleveland bëjnë të ditur se LeBron James nuk e ka pritur mirë lajmin për dëshirën e Irving për t’u larguar duke u shprehur se është shumë i zhgënjyer.

sfidanti.al