‘Zhurma’ për lëvizjen e Bounucci, mbrojtësi tregon: Ja pse e lashë Juventusin!

‘Zhurma’ për lëvizjen e Bounucci, mbrojtësi tregon: Ja pse e lashë Juventusin!

Në Itali u bë një ‘zhurmë’ e madhe për kalimin e Leonardo Bonuccit tek Milani. Mbrojtësi vendosi të thyejë më në fund heshtjen e tij dhe të japë një përgjigje për të gjitha pikëpyetjet mbi motivet e  largimit nga Zonja e Vjetër dhe zgjedhjes së kuqezinjve si destiancionin e tij të ardhshëm. ‘Në sezonin e fundit raportet mes meje dhe Juventusin nuk ishin aq të mira-tha Bonucci-unë për të dhënë maksimumin tim kam nevojë të ndihem i rëndësishëm. Te Juventus kjo nuk ndodhte gjithmonë gjë që mua nuk më pëlqente. Ndonjëherë edhe martesat më të mira, vjen në moment dhe përfundojnë kështu që me drejtuesit e Juventusit vendosëm të mbyllnim bashkëpunimin me konsensus’. Sipas mediasa italiane problemet në raportet e tij me trajnerin Allegri kanë qenë shkaku kryesor i këtij divorci mes tij dhe bardhezinjve. Bonucci mohoi të ketë pasur përplasje të thella me livornezin, por pranoi se disa episode të ndodhura kanë rezultuar me pasoja. Përsa i përket zgjedhjes së bërë prej tij për të kaluar te Milani, Bonucci deklaroi se kuqezinjtë kishin një projekt ambicioz që kërkonte edhe eksperiencën e tij. Ai shtoi se aty kanë luajtur legjenda si Paolo Maldini dhe idhulli i tij Alessandro Nesta.

sfidanti.al