Botërori I Atletikës, atletet denoncojnë imazhet nga ‘Block Cams’

Vendosja e kamerave në blloqet e startit të garave në Botërorin e Atletikës në Doha ka bërë që të shpërthejnë polemikat nga disa prej atleteve pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Atletet e garave të shpejta Tatjana Pinto dhe Xhina Lukenkemper nga Gjermania ngritën zërin e tyre për imazhet që kapen nga këto kamera që janë vënë në pjesën e prapme të startit të garave të 100 m dhe të atyre të shpejta me pengesa duke pretenduar se në to ka imazhe të pjesëve intime dhe se askush nuk I konsultoi për përdorimin e këtyre kamerave

Lukenkemper se të pozicionohej përpara këtyre kamerva me pantallona të shkurtra nuk ishte  komode dhe se ajo si femër e konsideronte bvendosjen e këtyre kamerave si dicka idiote

Denoncimi I këtyre atleteve detyroi Federatën Ndërkombëtare të Atletikës që të ndalojë përdorimin e ‘Block Cams’ për pjesën e mbetur të kompeticionit. Instalimi I këtyre kamerave ishte një ide e vetë IAAF me objektivin që të ofronte imazhe nga kënde inovatore gjatë evenimentit.

Sfidanti.al