Bajerni I Mynihut kërkoi të kishte në radhët e tij Leroi Sane dhe tentuan blerjen e tij gjatë muajve të verës, por pa sukses. Drejtuesit e Mancester Siti refuzuan të hynin në tratativa me kampionët e Gjërmanisë për këtë futbollist, por ishin gati t’u ofronin atyre kartonin e një futbollisti tjetër. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’ në fakt Mancester Siti, në vend të Sanesë I ofroi Bajernit të mynihut kartonin e Gabriel Zhezus dhe befasia në këtë histori qëndron në faktin se braziliani është një ndër futbollistët e paprekshëm të skuadrës për Pep Guardiolën
Sipas ‘Bild’, kampionët e Anglisë ishin gati të lejonin largimin e Gabriel Zhezis për më pak se 100 milionë Euro. Gjithsesi,duke u kthyer te Sane, Mancester Siti dhe Bajerni ende nuk kanë nisur ndonjë bisedim edhe pse gjermanët me shumë mundësi do të bëjnë një tentativë tjetër në dimër. Citizens e vlerësojnë kartonin e Sane me jo më pak se 150 milionë Euro, shifër të cilën bajerni mohoi që ta paguajë në tentativën e parë. Sane po vuan një dëmtim të pësuar në ligamente në ndeshjen e Community Shield dhe parashikohet që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 6 muaj, ndërkohë që kontrata e tij me Mancester Sitin skadon në 2021
Sfidanti.al