Cështja Sala, Kardif do të apelojë në CAS vendimin e FIFA

Kardifi nuk e priti mirë vendimin e FIFA për të nisur pagesën e kartonit të Emiliano Salës në drejtim të Nantës pas tragjedisë ajrore të janarit të këtij viti në Kanalin Anglez ku futbollisti humbi jetën.

Në vendimin e saj Federata Ndërkombëtare eFutbollit  e detyronte Kardifin që të paguante këstin e parë të vlerës së kartonit të futbollistit, dicka që solli edhe reagimin e vetë klubit që vendosi të apelojë vendimin e FIFA te gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë

‘FIFA e mori vendimin e saj në një pikë të caktuar pa marrë në konsideratë të gjitha elementët e paraqitura nga Kardifi-theksion klubi uellsian që do t’I drejtohet në këtë mënyrë CAS-it për këtë histori.

Sfidanti.al