Tibo Kurtua ishte një prej futbollistëve më të kritikuar të Realit të Madridit në barazimin që Los Blancos morën në Santiago Bernabeu ndaj Klub Bruzh në ndeshjen e së martës pas një pjese të parë katastrofike, edhe pse ai nuk ishte përgjegjës direkt në pësimin e dy golave . Tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit nuk ia kursyen fërshëllimat, ndërkohë që kulmi ishte se belgu nuk u aktivizua në pjesën e dytë për shkak të problemeve me stomakun dhe marrje mendsh sipas versionit zyrtar të Realit të Madridit.
Duke marrë shkas nga ajo cfarë ndodhi të martën, është bërë një vëzhgim I karrierës së Kurtua përsa I përket golave të pësuar dhe trajektorja e tij ka qenë vërtet në rënie të vazhdueshme nga Atletiko deri te Reali i Madridit.
Te Los Colchoneros, Kurtua luajti për 3 sezone teksa ishte dhënë me huazim nga Celsi. Te skuadra e Simeones Kurtua pësonte 0.81 gola për ndeshje. Ai e mbrojti portën e Atletikos në 154 sfida(13852 minuta) dhe pësoi 125 gola, ndërkohë që në 76 ndeshja e mbajti të paprekur portën e tij.
Kurtua u kthye më opas te Celsi ku luajti të njëjtin numër ndeshjesh si me Atletikon, 154, por pësoi më shumë gola duke regjistruar një mesatare prej 0.98 giolash për ndeshje, ndërkohë që në 58 raste e mbajti të paprekur portën.
Të dhënat më të dobëta, portiere belg po I regjistron aktualisht te Real Madrid ku u transferua sezonin e kaluar. Me Los Blancos ai Kurtua ka 43 ndeshje(3825 minuta) duke pësuar 59 gola me një mesatare prej 1.34 golash të pësuar për ndeshje dhe vetëm në 12 raste ai e ka mbajtur portën të paprekur. Në Champions ka pësuar 5 gola në 8 gjuajtje gjithsej në drejtim të portës së tij.
Tibo Kurtua është shfaqur më solid me skuadrën përfaqësuese belge me të cilën ka luajtur 76 ndeshje duke pësuar 50 gola me një mesatare prej 0.65 gola për ndeshje.
Sfidanti.al