“Gjeli i padëshiruar” Odegard, gati të bëjë “vezë të arta” për Realin!

Sot është ende 20 vjeç dhe ka nisur ta tregojë vlerën e tij të vërtetë. Martin Odegard vazhdon ta ketë kartonin në “Santiago Bernabeu”, edhe pse nuk luan për Realin, ndërsa interesimi për të është rritur ndjeshëm. i marrë nga madrilenët vetëm për 3 milionë euro nga Stromsgodset në 2015 (kur ishte 16 vjeç), ai luajti vetëm një ndeshje për “merengesit”, duke mos pasur vend në një skuadër plot me yje. “Djali-ëndërr” bëri një “xhiro” të gjatë huazimi, dhe tani duket se është stabilizuar si “ylli polar” i Sociedadit ku po shkëlqen me lojën e tij.

Mançester Siti dhe Arsenali po mendohen për ta marrë, dhe kanë arsye për ta bërë, veçse nuk do të jetë e lehtë. Një 20-vjeçar mund t’u kushtojë 70 milionë euro, kaq kërkon Reali për kartonin e norvegjezit. Guardiola duhet të gjejë një zëvendësues për David Silvën që, me shumë gjasë, do të largohet në fund të sezonit. Unai Emeri ka nevojë për një pasardhës për Mesut Ozilin që pritet të ikë, pasi po zhgënjen tek Arsenali. Nuk dihet nëse Zinedin Zidan do të mendojë për Odegardin si lojtar i planeve të tij, apo do të pranojë të marrë 70 milionë eurot.

Sfidanti.al