“Bomba” e lëshuar nga “Daily Mail” i hap rrugën hetimit të Federatës Botërore të Futbollit. Fjala është për Botërorin e Brazilit. 23 lojtarë, nën akuzë dhe FIFA ka konfirmuar, përmes një deklarate që po bashkëpunon me Wada-n, agjensinë botërore të antidopingut, në hetimin që ka nisur pas artikullit, të publikuar nga “Daily Mail”, sipas të cilit, të 23 lojtarët e kombëtares së Rusisë që kanë marrë pjesë në Botërorin e Brazilit 2014 janë nën hetim nga ana e FIFA-s për doping. Këtyre do u shtohen edhe 11 lojtarë të tjerë që në atë kohë nuk u grumbulluan.
KOMUNIKATA – Në komunikatën e saj Federata Botërore sqaron se lojtarët e kombëtares ruse “iu nënshtruan të gjithë kontrolleve surprizë në gjak dhe urinë” dhe testet sollën rezultate negative. Më pas kanë qenë edhe testet e zhvilluara pas ndeshjeve, edhe këto me rezultat negativ. FIFA “ka qenë përgjegjëse për të gjitha testet dhe i ka dërguar kampionët organikë derisa ato janë analizuar në një laborator të Lozanës, që është i akredituar pranë Wada-s. Dhe e njëjta procedurë po aplikohet tani edhe për Kupën e Konfederatave”.
PRECEDENTI – “Daily Mail”, nga ana tjetër, ka bërë me dije se, katër nga ata utbollistë të kombëtares kanë luajtur edhe në Kupën e Konfederatave. Kanunikov, Glushakov, Akinfev dhe Samedov. Emrat e 23 rusëve të Brazil 2014 dhe të 11 lojtarëve të tjerë, për të cilët tablloidi sqaron se “FIFA ka një dosje të detajuar”, bëjnë pjesë në listën e më shumë se 1000 atletëve që janë përfshirë në të ashtuquajturin skandalin e dopingut të shtetit, të dalë pas deklaratave të disa të penduarve dhe që në disa sporte të tjera, si në Atletikë dhe në Lojërat e Rios 2016, ka sjellë edhe skualifikimin e atletëve rusë.