Junajtid i është rikthyer edhe pistës Raxha Naingolan, duke i ofruar 7.5 milionë euro në vit mesfushorit të Romës për të bindur të transferohet në Angli. Belgu ka qenë prej kohësh një objektiv për klubet e Premier Leagues, përfshirë Arsenalin e Çelsin, por tani Mançester Junajtid po ringjall përpjekjet e tyre për ta nënshkruar me atë. Sipas “Il Tempo”, skuadra e drejtuar nga Murinjo i ka propozuar Naingolanit një kontratë me vlerë 7.5 milion euro në vit, ku për këtë ka folur edhe vet belgu i cili ka qenë i paqartë në përgjigjet e tij duke lënë shumë dyshime. “Ndoshta është e vërtetë, ndoshta nuk është”, ka thënë 29-vjeçari në detyrë ndërkombëtare kur u pyet për interesin e Mançester Junajtidit.
“Tani për tani unë dua të shkoj me pushime, atëherë do të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi Naingolan. Pavarësisht nga ky mesazh i paqartë, besohet se Naingolan përsëri i hodhi poshtë dhe përsëriti se është i lumtur në kryeqytetin italian. Drejtori i ri i sportiv i verdhekuqve, Monçi synon ta shpërblejë atë me një marrëveshje të re me vlerë pesë milionë euro në vit deri në qershor të 2021. Roma nuk ka më nevojë të shesë, pasi ata kanë arkëtuar në 42 milionë plus bonuse prej tetë milionë eurove nga Liverpuli për Mohamed Salah, ndërsa Kostas Manolas dhe Leandro Paredes janë pranë transferimit në Zenit për një marrëveshje të përbashkët prej 65-70 milionë euro.