Andi Lila nuk do të kthehet më te PAS Janina, keshtu do të deklaronte këtë fakt, teksa e ardhmja tashmë mbetet në udhëkryq: “Faktikisht është pak e veçantë se kthehem nga Janina. Unë përveç marrëdhënieve sportive, ndërtoj edhe marrëdhënie sentimentale me njerëzit. Me ofruan një kontratë trevjeçare dhe të gjithë filluan të përloteshin kur i thashë jo, edhe presidenti apo edhe unë e familja ime, se ndahemi pas 5 vite e gjysmë atje. i dhashë fund për një eksperiencë tjetër, se mendoj të provoj veten, shpresoj të bëj zgjedhjen e duhur. Unë fillimisht shoh anën sportive, pastaj financiare, shpresoj që të bëj më të mirën. Stërvitem si fëmijë, jam 31 vjeç dhe futbolli është jeta ime, kam investuar për të që fëmijë”, tregoi Lila në një intervistë për “SuperSport”.