Boks, Xharrell Miller me doping, ndeshja me Entoni Xhoshua mund të mos bëhet

Sfida mes Entoni Xhoshua dhe Xharrell Miller mund të mos zhvillohet. Sipas rrjetit amerikan ESPN, sfidanti i boksierit britanik, Millerka rezultuar pozitiv në testet antidoping me substancën GW1516, një lëndë ilegale që përdoret për të humbur peshë.

Mësohet se Miller iu nënshtrua vullnetarisht testit antidoping në 20 mars teksa ishte duke u përgatitur për duelin e tij më të rëndësishëm në karrierë deri në këtë moment. Pritej që kolosi nga Bruklin të ngjitej në ring në Madison Square Garden në 1 qershor për përballjen me Entoni Xhoshua, kampion bote në kategoritë IBF, ëBA dhe ëBO në peshat e rënda.

Por gjërat iu komplikuan mbrëmjen e kaluar kur u mësua se ai rezultoi pozitiv me Gë 1516, një lajm që befasoi të gjithë botën sportive. GW1516 është një modulator metabolik, një medikament ilegal dhe i rrezikshëm njëkohësisht për atë që e konsumon i përdorur për të humur peshë shumë shpejt e për të rritur rezistencën gjatë paraqitjeve sportive.

Është pikërisht pesha ‘thembra e Akilit’ për Miller që është etiketuar edhe si ‘Big Baby’ teksa peshorja në prag të ndeshjes së tij të fundit me Bogdan Dinu, tregonte se ai ishte 142 kg.
Lajmi tashmë është mësuar si nga promovuesi i Miller, Dmitri Salita ashtu dhe nga ai i Xhoshua, Edi Hërn. Ky i fundit konfirmoi parregullsitë e shfaqura në testet e boksierit amerikan duke shtuar se është ende në pritje të lajmeve më të sakta nga Voluntary Antidoping Association dhe se Entoni. Hërn theksoi gjithashtu se Xhoshua do të vazhdojë përtgatitjet e tij për duelin e 1 qershorit ku nuk përjashtohet mundësia që britaniku të ketë një tjetër kundërshtar në ringun e Madison Square Garden.

sfidanti.al