ATP Montekarlo, Novak Xhokovic ‘djersit’ me Kolshrajber për fitoren e 850

Novak Xhokovic djersiti shumë në ndeshjen me Filip Kolshrajber por ia doli të kualifikohej për në raundin e tretë të turneut Masters të Montekarlos. 2-1 ishte rezultati me të cilin numri 1 i botës mposhti tenistin gjerman duke siguruar kështu edhe fitoren e tij të 850 në karrierë. Xhokovic e fitoi setin e parë 6-3, por Kolshrajber iu kundërpërgjigj duke fituar të dytin 6-4. Seti final ishte më i mirë për serbin që e mbylli atë 6-4 dhe krejt ndeshjen 2-1 pas 2 orësh e 36 minutave lojë.

Befasia në këtë ditë ishte eliminimi i Marin Cilic dhe Stanislas Vavrinkës. Kroati humbi kundrejt Guido Pejës 2-1 me argjentinasin që fitoi setin e parë 6-3. Cilic rivendosi ekuilibrin teksa fitoi setin e dytë me tiebreak 7-6 për ta cuar sfidën në set final që në të vërtetë u dominua nga Peja që e fitoi atë 6-1.

Vavrinka nga ana e tij u eliminua nga Marko Cekinato 2-1. Vavrinka fitoi pastër setin e parë 6-0 duke lënë të mendohet se do të mbyllte llogaaritë e sfidës shumë shpejt, por italiani kishte të tjera ide përsa i përket sfidës. Cekinato në fakt fitoi setin e dytë 7-5 për të bërë më pas përmbysjen në rezultat duke fituar setin e tretë 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-1.

sfidanti.al